Futboll femra/ Vllaznia pranë dy përforcimeve

0
SHPËRNDAJE

Kupat e Europës po afrojnë edhe për futbollin femëror dhe pjesëmarrësja e përhershme shqiptare e Ligës së Kampioneve, Vllaznia e Shkodrës po hedh sytë për të bërë përforcimet e duhura për të kërkuar kualifikimin nga grupet, gjë të cilën për pak e bëri realitet vitin e kaluar. Kështu mësohet nga burime pranë klubit se janë dy vajzat nga Kosova që priten ti bashkohen kampioneve të Shqipërisë, Sara Maliqi dhe Delvina Durmishi që edicionin e kaluar mbrojtën ngjyrat e Kukësit. Bëhet fjalë për dy futbolliste të mira që priten ta rrisin edhe më cilësinë e Vllaznisë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.