KFF Vllaznia, tjetër humbje e thellë në Bosnjë (foto)

0
SHPËRNDAJE

Ka rezultuar kopje e humbjes së parë (0-5 ndaj SFK 2000 Sarajevo) edhe e dyta, kësaj radhe ndaj ekipit turk Konak Belediyespor me ndryshimin e vetëm që këtë herë ekipi shkodran ka shënuar një gol me anë të Arbiona Bajraktarit. Edhe kësaj here Vllaznia luajti mirë dhe konkurroi denjësisht në gjysmën e parë te takimit ndërsa pjesa e dytë u dominua plotësisht nga kundershtaret, gjë që po bëhet rutinë për ekipin tonë kampion që një vit më parë arrinte një fitore dhe një barazim në dy takimet e para duke mos arritur të kalojë fazën e grupeve vetëm në ndeshjen e fundit. Ndeshja e fundit europiane e Vllaznisë për këtë vit është ndaj Minsk të Bjellorusisë, ekipit më të fortë të grupit që kryeson me pikë të plota.

Konak Belediyespor TUR – Vllaznia Shkodër ALB 5-1
(S. Çinar 11, A. Bajraktari 16, C. Nurlu 66, E. Topçu 77, G. Hiz 82, B. Yeniçeri 84)
Vllaznia: Musa (Muja 70), Proto, Gjini, Franja, Bajraktari, Berisha, Jashari, Kastrati, Maliqi (Lazri 46), Razburgaj (Sufaj 56), Doçi. Tr. Leka.

Renditja Grupi 1
1-Minsk       6 pikë (2-0-0)  13-1
2-SFK-2000 3 pikë (1-0-1)   5-3
3-Konak B.   3 pikë (1-0-1)  6-11
4-Vllaznia     0 pikë (0-0-2)  1-10

Foto nga ndeshja

haber2015814135949478haber201581414021233haber201581414012405haber20158141403970

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.