Khedira: Kampionati italian është i nënvlerësuar

0
SHPËRNDAJE

29fc3b8edc607c2237bff807a11af492-kNHC-U15021630621WuD-620x349@Gazzetta-Web_articolo
Sami Khedira

Mesfushori i Juventus, Sami Khedira foli për mediat italiane duke nënvizuar edhe njëherë tjetër përshtatjen e tij të plotë te bardhezinjtë. “Ndihem si në shtëpinë time këtu,” – tha lojtari me shtetësi gjermane që në miqësoren e sotme do të jetë kapiten dhe kundërshtar i Italisë, vendit ku luan.

“Eshtë nder për mua të kem shiritin e kapitenit. Më vjen keq për ndeshjen me Anglinë ku nuk dhamë atë që pritej nga ne. Duam ta fitojmë Europianin por do të jetë e vështirë. Në Torino ndihem kaq mirë. Ishte një transferim i qëlluar ky drejt Juventusit. Eshtë një klub shumë i mirë dhe besoni ose jo, ndryshe nga c’thonë mediat dhe specialistët, kampionati italian është shumë i mirë por i nënvlerësuar”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.