“Kicker” vlerëson lojtarët shqiptarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

U bënë disa javë tashmë për mbrojtësin Mërgim Mavraj që merr vlerësime të larta për paraqitjet e tij por edhe në disa raste është zgjedhur në 11-shen e javës. Kësaj radhe, një tjetër paraqitje  mbresëlënëse e tij në fitoren e thellë 3-0 të Koln ndaj Hamburg dhe Koln që fluturon në krye duke impresionuar e madje pretenduar vend në Kupat e Europës.

Por kësaj jave, bashkë me Mavrajn ka përfunduar në 11-shen e javës edhe Amir Abrashi i Freiburg. Ky i fundit ishte motorri i skuadrës në mesfushë në fitoren 1-3 ndaj Werder Bremen, paraqitje që vec të tjerash u shoqërua edhe me një gol të bukur nga ana e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

mavraj-abrashi-658x380

S'KA KOMENTE

Comments are closed.