Kili triumfon në Kupën e Amerikës (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Chilean players celebrate after winning the 2015 Copa America football championship, in Santiago, Chile, on July 4, 2015. Chile defeated 4-1 Argentina in the penalty shootout.    AFP PHOTO / PABLO PORCIUNCULA
Lojtaret kilien gezojne fitoren ndaj Argjentines

Kili fiton për herë të parë Kupën e Amerikës dhe shkruan historinë duke mundur në finale Argjentinën e Leo Messi & Co. Kilianët luajtën më mirë si gjatë kohës së rregullt ashtu edhe gjatë kohës shtesë duke e merituar plotësisht fitoren.


Gjatë kohës së rregullt është Kili skuadra që ka më tepër dëshirë për të fituar trofeun e saj të parë continental, ndërkohë që Argjentina humb Di Marian për shkak dëmtimi dhe në vend të tij futet Lavezzi. Prania e tij në fushë ndihet sidomos në fund të ndeshjes kur bën gjithçka që ndeshja të mos shkojë në kohën shtesë duke kërkuar golin e avantazhit. Avantazh ky që nuk vjen dhe i detyron ekipet të shkojnë drejt kohës shtesë. Në minutën e 92-të Lavezzi shërben një assist fantastik për Higuain i cili me portën e boshatisur godet rrjetën e jashtme të portës.

Në kohën shtesë është La Roja ajo që bën ligjin në fushë me Alexis Sanchez që inspiron aksionet sulmuese të skuadrës. Në fund të pjesës së parë shtesë kiliani ka rastin më të pastër të ndeshjes ku i gjendur vetëm përballë portierit gjuan nga larg dhe topi shkon afër traversës. Nuk mjaftojnë shtesat dhe ndeshja shkon me penallti.

Argentina's forward Gonzalo Higuain (front) kicks the ball over the goal as Chile's goalkeeper Claudio Bravo dives during the penalty shootout of the 2015 Copa America football championship final, in Santiago, Chile, on July 4, 2015.   AFP PHOTO / PABLO PORCIUNCULA
Higuain gabon 11-metershin

Shënon Fernandez, shënon Messi. Shënon Vidal por gabon Higuain. Pikërisht ai që kishte gabuar edhe penalltinë vendimtare në ndeshjen e fundit kundër Lazios në kampionat.  Shënon Aranguiz por gabon Banega nga ana tjetër. Penalltinë vendimtare e merr përsipër Alexis Sanchez që shënon dhe i dhuron Kilit trofeun e parë të Kupës së Amerikës.

Më poshtë do të gjeni edhe një përmbledhje të rasteve më të rëndësishme të finales :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.