Kjo foto u botua në “The Washington Post” dhe “The Telegraph”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një zhytës kërcen nga ura e lartë mbi 22 metra gjatë garës tradicionale afër qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore
Një zhytës kërcen nga ura e lartë mbi 22 metra gjatë garës tradicionale afër qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore

Kërcimet nga Ura e Fshajt kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës prestigjoze amerikane, “The Washington Post”.

“The Washington Post”, në rubrikën e përditshme të “Fotove të Ditës”, në mesin e 20 fotove, sot ka përzgjedhur një fotografi nga ngjarja e djeshme e garës së përvitshme të zhytjes në Drinin e Bardhë, ku garuesit kërcejnë nga Ura e Fshajt.

“Një zhytës kërcen nga ura e lartë mbi 22 metra gjatë garës tradicionale afër qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore”, është foto-legjenda e fotografisë së përzgjedhur nga redaktorët e “The Washington Post”, foto kjo e shkrepur nga Armend Nimani për AFP, raporton Koha.net.

Edhe “The Telegraph”, postoi një video dhe disa fotografi nga kjo ngjarje, ku kampion për vitin 2015 u shpallën dy garues konkurrentë, David Tuçi dhe Arlind Shala, të cilët ndanë çmimin e parë.

Në stilin dallëndyshe, kampion për këtë vit nga juria profesionale u shpall Florim Gashi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.