Klaudio Ndoja, një libër për refugjatin shqiptar që arriti deri në serie A

0
SHPËRNDAJE

11895960_865202363561505_4141763504669002518_n-kYuC-U13042852549BaC-350x622@Gazzetta-Web_zoomHistoria e basketbollistit shqiptar Klaudio Ndoja që mbërriti në brigjet e Puljas si refugjat për të arritur një ditë të bëhet lojtar i serie A në Itali, është botuar tashmë në një libër. Publiçisti italian Michele Pettene e ka titulluar “Vdekja është e sigurtë, jeta jo-Historia e Klaudio Ndojës”, shoqëruar me një parathënie nga Gianmarco Pozzecco.

“Një rrugëtim që u bë i mundur vetëm me vetëbesim e krenari përpos shumë peripecive,” – kështu e nis autori veronez që jeton prej vitesh në Milano, librin e tij mbi Ndojën, lojtarin e parë shqiptar në elitën e basketbollin italian, që jo vetëm luajti por u bë edhe një protagonist aty.

Libri trajton gjerësisht e deri në detaje historinë e familjes së Klaudios, si arriten në Itali dhe me çfarë punësh u morën atje. Më pas vijon historia me don Markon, priftin italian që ndihmoi djaloshin shqiptar në hapat e tij të parë në shtetin e ri, e më pas inkuadrimi në sport e vështirësitë që hasi derisa arriti të bëhej dikushi.

Prezantimi i librit “Vdekja është e sigurtë, jeta jo-Historia e Klaudio Ndojës” do të mbahet me datën 13 shtator në qytetin Mantua të Italisë në Festivalin e Literaturës. Aktualisht, Ndoja luan basketboll për skuadrën e këtij qyteti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.