Klauzolat më të çuditshme në kontratat e futbollistëve

0
SHPËRNDAJE

Kontratat e ditëve të sotme në botën e futbollit vihen re për gjatësinë e tyre, për shifrat e tyre të çmendura por edhe për klauzolat e tyre shpesh herë te habitshme. Për shembull në Major League off Soccer, në SHBA, ka një klauzolë të veçantë. Çdo lojtar merr një bonus për çdo gol apo asist të shënuar, por gjithashtu bonus përfiton edhe lojtari që jep pasimin para se të jepet asisti dhe të shënohet goli. Një shëmbull është nëse një lojtar pason topin tek Pirlo, dhe mesfushori italian jep asist për David Villën dhe ky i fundit shënon, atëhere të tre këta lojtarë përfitojnë bonus.

Eden Hazard
Eden Hazard

Edhe në Europë ekzistojnë klauzola të çuditshme. Fjala bie edhe tek mesfushori i Chelsea, Eden Hazard. Pas largimit të tij nga Lille, shokët e skuadrës tek ekipi francez. Teksa blutë e Londrës derdhën në arkat e Lille plot 40 mln euro, klubi francez depozitoi tek llogaritë e futbollistëve disa dhjetëra mijëra euro për shitjen e lojtarit të tyre më të mirë.
Oxlade Chamberlain
Oxlade Chamberlain

Për të mos folur më pas për klauzolën e Oxlade-Chamberlain. Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij nga Southampton tek Arsenal për 12 mln sterlina, por me gjithë bonuse duhet të shkonte deri në 15, por “The Saints” kërkuan edhe një gjë shtesë. Drejtuesit e Southampton kërkuan edhe që atyre t’u paguhej 14 mijë euro për çdo ndeshje ku sulmuesi do të aktivizohej për më shumë se 20 minuta. Një problem lindi me këtë klauzolë, pasi lindi pyetja nëse shuma prej 14 mijë eurosh do të paguhej nëse lojtari aktivizohej në minutën e 72′, pasi për Arsenalin minutat shtesë nuk quheshin, por për Southampton po. Fundi i historisë? Klauzola vazhdon ende të paguhet.
Thiago Silva
Thiago Silva

Gjithashtu edhe kapiteni i Brazilit she Paris SG, Thiago Silva, ka një klauzolë me sheikun Al-Khelafi. Sipas kësaj klauzole mbrojtësi brazilian do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon nëse nuk kritikon zgjedhjet e trajnerit për formacionin në media apo në rrjete sociale. Duke parë edhe sjelljen e Thiago Silvës, kjo marrëveshje vazhdon edhe sot të funksionojë.
Giussepe Reina
Giussepe Reina

Por kontratat më te çmendura nuk përfunojnë këtu. Futbollisti Giussepe Reina u tërhoq nga futbolli në vitin 2006 pasi luajti për shumë ekipe, ku ishte pjesë edhe e Borusia Dortmund. Por kur lojtari u bë pjesë e Arminia Bielefield në kontratë ishte një klauzolë që lojtari do të përfitonte një shtëpi për çdo vit të kontratës me këtë ekip, por aty nuk shkruhej se çfarë shtëpie ishte. Kështu pas përfundimit të sezonit të parë atij i’u dhurua një shtëpi, por vetëm 20 centimetra e lartë.
Shtëpia që i'u dhurua Giussepe Reinës
Shtëpia që i’u dhurua Giussepe Reinës

Udo Lattek
Udo Lattek

Po ashtu në Gjermani, në sezonin 1992/1993 trajnerit të Schalke 04, Udo Ladek, i’u ofruan rreth 750 mijë euro bonuse vetëm nëse ai do të renditej sipër Borusias së Dortmundit në renditje. Rivaliteti mes skuadrave ishte i madh, por trajnet Latek nuk arriti dot të merrte premion e tij, pasi Borusia e mbylli sezonin në vendin e 4, ndërsa Schalke në vendin e 10.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.