Klopp: Ne po mendojmë për sezonin tjetër

0
SHPËRNDAJE

klop6

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se klubi tashmë ka filluar planet për sezonin e ardhshëm.

“Të Kuqtë” dështuan të fitojnë një trofe të dielën kur humbën me penalti nga Manchester City në finale të League Cup.

Kloppi zëvendësoi Brendan Rodgersin në postin e menaxherit gjatë muajit tetor dhe për sezonin e ardhshëm ka transferuar Marko Grujiqin dhe Joel Matipin.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 11 ndeshje, por Klopp ka thënë se ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, transmeton koha.net.

“Po ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Klopp për The Guardian.

“Ne jemi duke pritur për vendimin e duhur dhe jemi duke menduar për shumë gjëra. Nuk kam çfarë të them tani, por jemi duke bërë plane për të ardhmen”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.