Klose tërhiqet nga futbolli i luajtur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Miroslav Klose tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi gjerman vendosi të braktisë këtë karrierë për të nisur një të re, atë të trajnerit, pasi ka nisur kursin e kualifikimit.

Në moshën 38–vjeçare Klose largohet me një karrierë të pasur që nisi në 1998 në vendlindje me Hamburg. Mirosalv Klose luajti edhe për Kaiserslautern, Werder Bremen, Bayern Munchen dhe në fund me Lazio.

Klose nuk arriti të marrë trofe të ndërkombëtarë me klube, por u shpall kampion i Botës me Gjermaninë në 2014. Ai është edhe futbollisti që ka shënuar më shumë gola në fazën finale me 16 gola të realizuar në total në disa pjesëmarrje.

Miroslav Klose debutoi me përfaqësuesen më 24 mars të 2001, në përballjen me Shqipërinë në Leverekusen duke shënuar edhe golin e fitores 2–1 në takimin kualifikues të Kupës së Botës 2002. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.