Klubi i Kukësit sqaron “largimin” nga ceremonia e Superkupës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superkupa/ Klubi kuksian sqaron zyratrisht atë çfarë ndodhi pas ndeshjes së Superkupës me Tiranën, ku u fol për një largim të shpejtë të kampionëve nga stadiumi, pa respektuar kundërshatrin dhe procedurat përkatëse.

Me një postim në faqen zyrtare në facebook, klubi verior shprehet se Kukësi qëndroi në stol pas ndeshjes, në pritje të cermonisë zyrtare të FSHF-së. Po ashtu, thuhet se lojtarët dhe stafi kanë përgëzuar lojtarët dhe stafin e Tiranës. Ja postimi i plotë i Kukësit, ku flet shefi i klubit, Jonuz Hallaçi:

“E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen, pavarësisht se nuk shkoi ashtu siç e donim ne. Kam lexuar lajme të pavërteta në lidhje me një “braktisje” të stadiumit nga skuadra e Kukësit, duke mos respektuar ekipin e Tiranës. Nuk është e vërtet. Lojtarët, por edhe stafi, i kanë uruar lojtarët dhe stafin bardheblu, pastaj kemi qëndruar në pankinë për të pritur cermoninë. Fola me përfaqësuesit e FSHF-së dhe më thanë se nuk ka medalje për vendin e dytë dhe se mund të largoheshim. Ne ashtu bëmë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU