Klubi i kuq del në mbrojtje të tifozerisë

0
SHPËRNDAJE

12004771_434358766758525_8949351071982826678_nTifozët e kuq kanë kërkuar reagimin zyrtar të klubit pas incividenteve gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi. Klubi i kuq nuk ka vonuar dhe me anë të një deklarate në facebook zyrtar ka mbështetur fansët e tij duke dënuar sjelljen jo profesionale të Policisë së Shtetit:

PARTIZANI DENON VEPRIMET E POLICISE 

Në ndeshjen Partizani-Kukësi e vlefshme për javën e 4-të Kampionatit të Kategorisë Superiore, ndërsa pritej një pjesemarrje e madhe dhe atmosferë festive në shkallët e stadiumit, në menyrë krejt të papritur publiku u përball me disa veprime arbitrare dhe dhunë të pajustifikuar të policisë së shtetit në Stadiumin “Qemal Stafa”.

Ishte kjo sjellje e policisë që provokoi reagime të sportdashësve në shkallët e stadiumit, që më pas arriti deri në braktisjen në mënyrë demonstrative të shkallëve të stadiumit nga një pjesë e konsiderueshme e dashamirësve të Partizanit.

Klubi i Futbollit Partizani kundërshton me vendosmeri menyra te tilla sjellje të policisë që janë të përsëritura dhe hedh poshtë pretendimet e ndonjë drejtuesi të policisë se veprimet qe ndërmori policia ishin udhëzuar nga përfaqësuesit e Klubit.

I bëjme thirrje policisë së shtetit që të angazhohet seriozisht për kualifikimin e drejtuesve të saj lokale, njohjen e tyre me kerkesat e ligjit dhe rregulloreve te zhvillimit te ndeshjeve te futbollit dhe mbi te gjitha me parimet e sjelljes që përfaqesuesit e institucioneve shteterore duhet të demostrojnë me qytetaret e vendit të tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.