Klubi i Skënderbeut do vendosë në fund të dhjetorit për trajnerin

0
SHPËRNDAJE

14695358_10206804924428069_1505641984193826676_nAndrea Agostinelli do të qëndrojë deri në fund të fazës së dytë. Burime të sigurta të minuta90.com pranë drejtuesve të klubit korçar, konfirmuan se presidenti Ardian Takaj e ka ndarë mendjen.

Takaj do t’i besojë trajnerit aktual Agostinelli deri në takimin e fundit të fazës së dytë dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar. Tashmë kushti për trajnerin është që të mbyllë vitin si kryesues dhe më pas gjërat do të shihen me qetësi, duke qenë se kampionati ndërpritet për një muaj.

Takaj kishte vendosur si ultimatum tri fitore radhazi, por pas dy triumeve, dje Skënderbeu barazoi në Gjirokastër me Luftëtarin. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i shohin gjërat me qetësi, duke mos u nxituar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.