Klubi i Skënderbeut merr dhuratë nga UEFA

0
SHPËRNDAJE

Presidenti Takaj duke marrë dhuratën
Presidenti Takaj duke marrë dhuratën

Europa League/ Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka marrë një dhuratë të veçantë nga ana e zyrtarëve të UEFA-s në prag të ndeshjes me ekipin e Beshiktash. Ka qënë një pllakadë me stemën e Skënderbeut dhe me logon e Europa League. Kjo dhuratë simbolike ka ardhur për suksesin e arritur nga ekipi korçar në futbollin europian, teksa do të marrë pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Puna e mirë që kanë bërë drejtuesit e Skënderbeut vjen gjithmonë duke marrë vlerësimet e duhura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.