Klubi kuksian sqaron ngjarjen e grabitjes së presidentit Gjici

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjiciNdoshta në vend të klubit do të ishte më e udhës që një ngjarje jo e karakterit sportiv të sqarohej nga policia ose të paktën nga personi në fjalë, por klubi i Kukësit ka zgjedhur të informojë vetë publikun si më poshtë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje ku presidenti i Kukësit është bërë pre e një vjedhje. Ja sqarimi:

“Klubi i F.K. Kukësit sqaron të gjithë opinionin publik se lajmet e dala për vjedhjen e makinës së presidentit Safet Gjici janë të pavërteta. Numri një i klubit verilindor nuk ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe për më tepër se nuk kemi të bëjmë me vjedhje të mjetit.

Shoferi personal i presidentit, Rrahman Lushaj, ka qenë vetëm në makinë dhe ka ndalur në rrugën e “Kavajës”, për të blerë diçka dhe gabimisht ka lënë makinën hapur. Në këtë moment, duke përfituar nga rasti keqbërësi ka hyrë në makinë dhe ka marrë një çantë që përmbante një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, dokumente dhe një celular.

Presidenti Safet Gjici ka qenë duke dhënë një intervistë me gazetarët në ambjentet e lokalit të tij, te “Ura e Tabakëve”, në ato momente që ka ndodhur ngjarja. Menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin ka urdhëruar që të bëhet  denoncimi në Polici. Tashmë, ngjarja i ka kaluar në llogari organeve përkatëse që po punojnë për kapjen e autorit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.