Klubi zviceran kërkon Merveil për 400 mijë euro

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana / Merveil është një nga futbollistët më të vlefshëm që ka Tirana sa i përket vlerës së kartonit. Mesfushori 18-vjeçar ka lënë gjurmë gjatë këtij sezoni dhe interesimi për shërbimet e tij ka qenë i madh nga skuadra të ndryshme. Burime të gazetës “Panorama Sport” kanë bërë me dije se në adresë të klubit kryeqytetas për shërbimet e 18-vjeçarit kanë mbërritur rreth 400 mijë euro. Shifër e konsiderueshme për të blerë kartonin e futbollistit kongolez.

Merveil ka qenë një nga futbollistët, tek i cili kanë qenë përqendruar shpresat e Tiranës, mirëpo në shumë takime ai nuk ka arritur që të dalë mbi nivelin e ekipit. Gjithsesi, interesimi për mesfushorin e talentuar duket se është bërë konkret dhe bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm.

Pritet përfundimi i ndeshjes së dytë kualifikuese në Europa Ligë kundër Makabit të Tel Avivit për të vendosur përfundimisht edhe të ardhmen e tij. Me shitjen e kartonit të Merveil, Tirana do të përfitojë të ardhura të rëndësishme për përmirësimin e bilancit financiar të klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU