Koha e Shakove…..

0
SHPËRNDAJE

O Ram e Veli …
O Shako e Fevzi…..

Fatkeqesisht keshtu eshte katandisur sot Televizioni kombetar TV Klan….deri dje me i dashuri per shqiptaret…

Shyqyr qe here pas here del ndonje Ardit, ndonje Genti e Saimir dhe Ilham Dyryla …te atyre novelave turke qe njerezia humbasin mendjen se ndryshe nuk do kish mbetur shqiptar brenda e jashte Shqiperie qe nuk do e kish hedhur nga dritarja a ballkoni aparatin e vogel magjik ..gjithesesi sa argetues e c’lodhes po aq edhe corodites e nervngrites..

Mire Edi, Erioni e Fevzua bejne e perfaqesojne dicka ..natyrisht ne kontekstin e kendveshtimit te tyre …po ky Shakua cfare eshte, cfare ben e cfare perfaqeson ..natyrisht pervec sensit negativ e injorant ..por edhe arrogant e karagjoz….

Shakua na del tek tregu i Fruta – Perimeve e na ben reklamen e domateve dhe te Digitalbit…Hapu Dhe e na fut brenda…

Shakua na del diku andej nga bregdeti e na ben nje reklame tjeter duke zene peshk….u shofte fara e peshkut ishalla..

Shakua ze e bertet e uleret ne nje debat televiziv dhe i kundervihet me arrogance e rrugaceri gazetarit te njohur e profesionist Artan Hoxha..gjoja ne mbrojtje te Ballist Morines….o Ballist i gjore ate fat te keq qe po te ndjek prej gati dy vjetesh te siguroj 100 perqind qe e ke nga Shakua dhe vetem nga ai e askush tjeter….

Shakua na shfaqet edhe ne emisionin Shik dhe Elegant ..Jo vetem Mode ,,dhe ju jep mend e gusto shqiptareve se si duhet te vishen ..madje ju tregon edhe pervojen dhe eksperiencen e tij te dikurshme perballe bordurave te Hotel Dajtit.. …o zot ..me mire me arrna, bythegrisur e lakuriq se sa i veshur me moden e shijet e Shakos….

Shakua qerrata e qejfli na shfaqet edhe ne Giardinon – Duka …ne Kantinen e re te veres e rrushit te Armandos..Shefit te tij te dashur qe i sherben me aq zell, devotshmeri, besnikeri e bythelepirje te pa shembullt…

Dhe tavoline me tavoline” clasiku” Shako me nje gote vere ne dore i ben Chears gjithkujt qe i del perpara ….

E po kurre mos u pifte ajo lloj vere ne gote te Shakos ….

Dhe e dini pse…fare thjeshte ..se sot ne kohen e Shakove shqiptare kudo , gjithkund e gjithandej asgje me nuk te shijon e nuk te ngjit, nuk te gezon e as te argeton….

Ne te kundert te ngjall vetem rrevolte, merziti, pesimizem e shqetesim te brendeshem shpirteror e moral e pse jo edhe shoqeror e social…

…Sepse kjo kohe e Maskarenjve ..eshte edhe koha e Shakove me shoke sinonime te kesaj fjale …
Ndaj dhe Shqiperia eshte ketu ku eshte dhe shqiptaret ketu ku jane…

Dhe njeriu normal e me llogjike te ftohte shqetesueshem pyet veten..natyrisht i zene goxha ne faj….Pse deri ketu paskemi mberritur?

Sepse sot ne ate vend eshte jo vetem koha e Maskarenjve por edhe koha e Trendy i Palacove, Sharlataneve, te Pafytyreve e te Pabytheve …te tipit Shako me shoke…

Dhe dashur pa dashur , motra e vellezer shqiptare ..e gjithe kjo ka vetem nje emer…Fatkeqesi Kombetare

A.R.DOSTI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.