Kohë kur Skënderbeu kënaqet me lojën e bukur!

0
SHPËRNDAJE

Duket vërtetë paradoksale duke parë dominimin e Skënderbeut në kampionatet e fundit, që në post-sfidë dikush nga kuqebardhët të shfaqet i lumtur pas humbjes. “Luajtëm mirë, fati nuk ishte me ne, nëse vazhdojmë kështu fitojmë titullin! Ishin këto fjalitë e protagonistëve korcar pas sfidës së humbur minimalisht me Partizanin. Në fakt duket absurde kur mendon që një ekip 9 javë përpara fundit të kampionatit të ndodhet 5 pikë ndaj 2 rivalëve dhe për më tepër Skënderbeu, ky dominues i kampionatit tonë në 6 vitet e fundit.

3 barazime, 1 humbje në katër javët e fundit sigurisht jo vetëm që nuk janë hapat e një skuadre që kërkon të shpallet kampion, por padyshim nuk janë as hapat  e Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.