Koliçi: Jam shumë i kënaqur nga paraqitja ime dhe e ekipit

0
SHPËRNDAJE

Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, u shpreh se është shumë i kënaqur nga paraqitja e tij dhe e ekipit gjithashtu.

“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja ime dhe e ekipit me një kundërshtar të fortë. Përgëzoj skuadrën se dha maksimumin.

Jemi ende tre ekipe në garë, nëse nuk gabojmë këto katër javë me 100% jemi kampionë. Barazimi futi në lojë Skënderbeun.

Goli? Ishte distancë shumë e shkurtër, nuk mund ta kontrolloj devijimin e mbrojtësit Shameti”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Kukësit, Enea Koliçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU