Koliçi nuk i trembet austriakëve

0
SHPËRNDAJE

koliciEnea Koliçi në ndeshjen e parë ndaj Austrisë së Vjenës në “Ernst Happel” ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kukësit duke ofruar garanci mes dy shtyllave. Në sfidën e kthimit, verilindorët do të kenë nevojë sërish për një tjetër paraqitje të shkëlqyer përballë austriakëve dhe këtë numëri 1 i portës e di mirë. Përpara ndeshjes së “Elbasan Arenës”, Koliçi thekson se për të synuar përmbysjen do të jetë e rëndësishme që ekipi të mos pësojë dhe gjithashtu të arrijë të shënojë dhe një gol.

“Është e rëndësishme që të mos pësojmë dhe të shënojmë shpejt. Unë besoj se kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve për ta bërë dicka të tillë. Të gjithë ne, duke filluar nga unë, mbrojtja, mesfusha por dhe sulmi po punojmë që të mos pësojmë dhe të shënojmë minimalisht një gol. Nëse duam të kualifikohemi, kjo është e vetmja mënyrë”.

Në ndeshjen e raundit të parë, Kukësi ndjeu mungesën e tifozerisë që do të rikthehet të jetë e pranishme në tribuna në sfidën me Austrinë. Sipas Koliçit prania e tifozëve do të jetë një plus më shumë për skuadrën.

“Fakti, që tifozeria do të jetë e pranishme në shkallët e stadiumit është dicka pozitive për ne. Në ndeshjen me Rudarin e ndjemë shumë mungesën e tifozëve, pasi ata na japin një shtytje më të madhe në fushë. Janë lojtari ynë i 12-të dhe është gjithmonë mirë kur ke një lojtar më shumë”.

Në pjesën e parë në Vjenë, Kukësi u pa paksa i ndrojtur përballë një ekipi me emër të madh në futbollin europian, por për Kolicin në ndeshjen e kthimit do të jetë ndryshe.

“Austria e Vjenës është një skuadër që ka fituar shumë në vendin e saj dhe ne respektojmë. Por vetëm respekt, jo frikë!

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.