Kombëtaret e moshave, prezantohet Jupi dhe Bellai

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageKombëtarja/ Pasu u emëruan në postet e trajnerit të Kombëtareve U21 dhe U19, tashmë ka ardhur edhe prezantimi zyrtari i Redi Jupit dhe Arian Bellait. Të dy trajnerët nga sot do të nisin punën e tyre në krye të skuadrave Kombëtare të moshave. Prezantimi i të dy trajnerëve të rinj është bërë nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ditën e sotme në orën 11:00. Redi Jupi do të zëvëndësojë në këtë rol ish-trajnerin Skënder Gega, i cili u largua pak kohë më parë nga drejtimini Shpresave, ndërkohë që Bellai do të zëvëndësojë Altin Lalën i cili u largua për arsye personale nga drejtimi i Kombëtares U19.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.