Kombëtarja e femrave mposht 1-0 Turqinë në miqësore

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Kombëtarja shqiptare e femrave e drejtuar nga Altin Rraklli fitoi 1-0 në miqësoren përballë ekipit të Turqisë, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Goli në këtë takim u shënua nga futbollistja Klaudia Rrotani, e cila realizoi në fundin e takimit, pikërisht në minutën e 89-të.

Kjo fitore është mjaft e bukur dhe mbart mjaft vlera pasi është arritur ndaj një rivali natyrisht më të fortë se Kombëtarja jonë, pikërisht siç është ajo e Turqisë, e cila renditet shumë vende më lartë se ekipi ynë në renditjen e FIFA-s.
image
Ka qënë një ndeshje e dominuar thuajse nga ekipi ynë Kombëtar, por veç kësaj trajneri Raklli bëri shumë zëvëndësime në këtë ndeshje, duke aktivizuar thuajse të gjitha lojtaret dhe ishin pikërisht këto zëvëndësime që kthyen edhe rrjedhën e lojës deri në përfundim kur erdhi edhe goli i shënuar nga Rrotani, e cila pasi depërtoi brënda në zonë nuk e kishe të vështirë të kalonte topin pas krahëve të portieres turke.

Të premten ndeshja miqësore Shqipëri-Turqi do të përsëritet sërish në Fier, në të njëjtin orar.

Pas ndeshjes, trajneri Rraklli u shpreh për faqen zyrtare të federatës shqiptare të futbollit: ”Kemi bërë një lojë të mirë duke arritur dhe rezultatin e dëshiruar. Dua të theksoj që kemi dominuar ndeshjen dhe kemi humbur disa raste shënimi”.

MIQESORE

Shqipëri – Turqi 1-0

Goli: Rrotani 89’

Shqipëria: Gjyli, Proto, Memedov, Seranaj, Morina, Merovci, Hashani, Aliu, Becolli, Gjini, Franja. Trajner: Altin Rraklli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.