Kombëtarja e femrave mposht Slloveninë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Kombëtarja shqiptare e femrave arriti një fitore minimale në testin e dytë miqësorë përballë Sllovenisë, të luajtur në “Selam Stermasi. Trajneri Armir Grima duhet të jetë ndjerë i kënaqur, me paraqitjen që bënë vajzat kuqezi, përballë një rivali të vështirë sic është Sllovenia, të cilat në takimin e parë miqësorë të luajtur në “Elbasan Arena” na mundën me rezultatin 2-0. Vajzat kuqezi arrijnë të gjëjnë shumë shpejt golin e avantazhit në minutën e gjashtë falë një 11-metërshi. Megi Doci nga pika e bardhë e penalltisë arrin ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Një pjesë e parë e menaxhuar shumë mirë nga ana e Shqiprisë. Fraksioni i dytë i takimit, nis me presingun e Slloveneve, por mbrojtja e hekurt e vajzave kuqezi, ia bëri të pamundur kundërshtares të gjente golin e barazimit. Ky test i radhes mund të konsiderohet i rëndësishëm për vajzat tona të cilat, në Shtator do të nisin fazën e eleminatoreve të Botërorit 2019, me ndalesën e parë Zvicrën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU