Kombëtarja e femrave mundet në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

Fer-660x330
Kombëtarja shqiptare para takimit me Kroacinë

Kombëtarja e femrave humbi të hënën takimin e parë miqësor me Kroacinë 7-1. Ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit Belišće. Ra në sy lodhja e madhe fizike për shkak të udhëtimit të gjatë duke influencuar në rendimentin e dhënë në fushën e lojës. Golin për Kombëtaren tonë e shënoi Megi Doçi, ndërsa po këto dy përfaqësuese do të ndeshen përsëri me 2 shtator po në Kroaci.

Kroaci – Shqipëri 7-1
Shënuese: 1:0 Stanić (7), 2:0 Joščak (10), 3:0 Conjar (40 pen.), 4:0 Conjar (42), 4:1 Doçi (44), 5:1 Andrlić (47), 6:1 Šalek (51), 7:1 Joščak (87)
Kroacia: Vrdoljak, Bojčić, Nevrkla, Pezelj, Joščak, Conjar, Kunštek, Petrović, Lojna, Stanić, Maltašić. Rezerva: Grbavac, Čop, Baban, Andrlić, Šalek, Horvat, Matijević. Trajner: Zvonimir Kolak.
Shqipëria: Gjyli, Proto, Lulaj, Franja, Bajraktari, Jashari, Seranaj, Gjergji, Doçi, Begolli, Gjini. Rezerva: Bala, Govori, Lipa, Shega, Jaku, Ndoci, Rotani. Trajner: Altin Rraklli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.