Kombëtarja e femrave shumë e dobët, mundet thellë nga Ukraina

0
SHPËRNDAJE

FEMRAT

Përfaqësuesja shqiptare e femrave duhet të presë të paktën deri në muajin prill, për të shpresuar se do të regjistrojë rezultatin e parë pozitiv në kualifikueset e Europianit 2017 për femra.

Skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli u mposht 0-4 në Elbasan Arena nga Ukraina. Seria e golave për u hap pas vetëm 14 minutave lojë, me penalltinë e shndërruar në gol nga Apanaschenko. Ekipi ukrainas shënoi sërish përpara pushimit ndërmjet pjesëve. Kozyreno dyfishoi shifrat në të 30-ën. Në fraksionin e dytë të lojës, përfaqësuesja kuqezi e femrave pësoi edhe golin e tretë. Autogoli i Bajraktarit në të 67-ën i dha fund shpresave të Shqipërisë.

Goditja finale erdhi nga goli i katërt i Ukrainës me Kravets, në një ndeshje të dominuar në të gjitha aspektet nga ekipi kundërshtar. Vajzat ukrainase realizuan 17 raste të rrezikshme në portën kuqezi, kundrejt dy tentativave të eikipit të Rrakllit. Kjo ishte humbja e katërt për Kombëtaren e femrave të Shqipërisë në po kaq ndeshje të kualifikueseve të Euro 2017, pas disfatave me Greqinë, Rumaninë dhe Francën. Vajzat kuqezi renditen të fundit në Grupin 3 dhe janë skuadra e vetme që ende nuk ka fituar pikë. Sfida e radhës për vajzat kuqezi do të jetë ajo e 8 Prillit, pikërisht në fushën e Ukrainës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.