Kombëtarja e femrave U19 turpërohet nga Austria

0
SHPËRNDAJE

Futboll Femra

Austri Femra U19 – Shqipëri Femra U19 8-1

Kombëtarja e Femrave U19 e drejtuar nga Nevil Dede ka marrë një humbje turpëruese në ndeshjen e parë eliminatore të kampionatit Europian përballë Austrisë. Kombetarja kuqezi është “dërrmuar” nga austriakët me rezultati e thellë 8-1. Një ndeshje mjaft e dobët nga ana e vajzave 19 vjeçare, që nuk ka fjalë t’i justifikojë. Humbja ishte një rezultat i pritshëm, pasi Austria është dukshëm më përpara se Shqipëria në futbollin e femrave, por një turpërim i tillë as nuk mund të imagjinohej dhe aq më pak të pranohet.

Vajzat kuqezi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 3-0, teksa në pjesën e dytë pësuan edhe 5 gola të tjerë. Goli i vetëm u shënua nga Gjegji në minutën e 85′, dhe ishte goli i flamurit për ekipin tonë Kombëtar, që tashmë pas kësaj humbje qëndron në vendin e fundit. Ky rezultat duhet t’i bëjë të reflektojnë edhe drejtuesit e Federatës, në mënyrë që të punohet më shumë për të rritur cilësinë e futbollit të femrave në vendin tonë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.