Kombëtarja e plotë në stërvitje, Berisha dhe Memushaj duan fitore

0
SHPËRNDAJE

beridha_dhe_memushaj

Trajneri Gianni De Biasi ka pasur ekipin e plotë në stërvitjen e së martës, pas mbërritjes të lojtarëve të fundit të Kombëtares Shqiptare. Ditën e sotme kanë dale në konferencë për shtyp dy lojtarët që po shkëlqejnë në Seria A, me ekipet e tyre.

Etrit Berisha dhe Ledian Memushaj theksojnë se skuadra do të hyjë në fushë për të marrë maksimumin përballë Izraelit.

Fillimisht portieri Berisha deklaroi: “Është një ndeshje deçizive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcën për t’i goditur”,-deklaroi portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha

Më pas pyetjeve i është përgjigjur Ledian Memushaj, ku theksoi në Kombëtare ka shumë konkurrencë dhe se as ai personalisht nuk e ka vendin e sigurt. “Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme. Por neve na duhet të përqëndrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje. Në Kombëtare ka shumë konkurrencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, theksoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Kombëtarja e futbollit e ka zhvilluar të plotë seancën stërvitore të parashikuar për të martën. Sëfundmi me grupin janë bashkuar dhe futbollistët që luajnë në kampionatin rus, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Tek sulmuesi shkodran janë të gjithë shpresat për repartin ofensiv, pasi sipas informacioneve të fundit, thuhet se Balaj do të jetë i vetëm në majën e sulmit.

Edhe pse me deklarata me këmbë në tokë, futbollistët e përfaqësueses duket se do të futen në fushë vetëm për të marrë maksimumin e kësaj ndeshje.

Ndërkohë, stafi drejtues i Kombëtares, shpreson deri ditën e shtunë në rikuperimin e Armando Sadikut, edhe pse sulmuesi nuk mund ta nisë nga minuta e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.