Kombëtarja humbet Hysajn

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Pas dy mungesave të rëndësishme në ndeshjen ndaj Austrisë, ku Kombëtarja nuk kishte të gatshëm Shkëlzen Gashin dhe Ledian Memushajn, tashmë trajneri De Biasi do të vuajë një tjetër mungesë lojtari. Bëhet fjalë për një nga futbollistët më kryesorë të skuadrës kuqezi. Është mbrojtësi Elseid Hysaj që ka shfaqur probleme gjatë një seance stërvitore.

Hysaj në dyluftim me Kolarov
Hysaj në dyluftim me Kolarov

Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e rradhës miqësore, madje as nuk do të jetë i pranishëm as në tribunë për takimin ndaj Luksemburgut. Hysaj ka pësuar një dëmtim në kavilje duke lënë edhe grumbullimin e tij me Kombëtaren për të udhëtuar drejt Italisë për ekzaminime të mëtejshme. Dëmtimi i tij nuk është i rëndë, madje ai mund të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e rradhës në Serie A për Napolin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.