Kombëtarja, ja skema që mund të përdoret në miqësore

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Përballja me Austrinë do të jetë një test i mirë për të parë gjendjen e skuadrës së Shqipërisë. Trajneri Gianni De Biasi ka mundësinë për të rikuperuar më pas defektet që mund të konstatohen në këtë miqësore ndaj një rivali të fortë. Duke parë se koha nuk është në dispozicion, pasi kërkohen disa ditë përgatitje, italo-shqiptari është duke provuar disa skema për t’i berë ballë ndonjë të papriture.

imageRreshtimi – Në seancën e djeshme stërvitore, italiani i dha më shumë rëndësi anës taktike, ku projektoi katërshen e mbrojtjes, ndërsa binte në sy rikthimi i shtatlartit Mërgim Mavraj në krah të kapitenit Cana dhe Agollit e Hysajt nga krahët. Interesant është fakti që në variantin e dytë, përkrah Mërgim Mavrajt është testuar Gjimshiti në qendër, ndërsa nga krahët nuk ka ndryshuar dyshja Agolli­-Hysaj.

imageKaçe titullar – Për dy repartet e tjera, italiani nuk ka vendosur ende, pasi mesfushorët Abrashi dhe Memushaj s’u stërvitën me grupin. Bie në sy që në provën e parë tekniku ka rreshtuar Kaçen dhe Kukelin në qendër me Roshin e Gashin që kanë sulmuar nga krahët. Në katërshen tjetër të testuar në këtë repart ka qenë Xhaka e Shala në qendër dhe Lenjani e Roshi kanë sulmuar nga krahët.

Sulmi – Edhe reparti i avancuar ka jo pak dilema. Në aksionet e provuara trajneri ka testuar sulmin me dy fillimisht, ku Sadiku dhe Balaj kanë provuar të finalizojnë drejt portës. Në provën tjetër, Cikalleshi ka qenë ai që ka udhëhequr repartin e avancuar përkrah Sadikut. /Opinion

S'KA KOMENTE

Comments are closed.