Kombëtarja kryen stërvitjen e parë në Elbasan

0
SHPËRNDAJE

imageKombëtarja/ Kombëtarja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qytetin e Elbasanit. Nuk ka qënë ashtu siç pritej, pasi kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi nuk e zhvilluan seancën e tyre stërvitore në “Elbasan Arena”, por në kompleksin sportiv “Pepa” i cili ndodhet në hyrje të qytetit.
image
Drejtuesit e Kombëtares nuk kanë dashur që të dëmtojnë fushën e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, dhe për këtë gjë kanë vendosur të transferohen në një tjetër kompleks. Trajneri De Biasi i ka patur të gjithë lojtarët në dispozicion, teksa pritet që në mbrëmje të zhvillohet një tjetër seancë stërvitore e cila do të jetë e fundit përpara ndeshjes.
image

Ndërkohë që në orën 19:30 do të jetë edhe konferenca e parë dhe e fundit për shtyp përpara ndeshjes me Portuganlinë. Trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana pritet të dalin përballë gazterëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Gjithashtu në orën 14:30 në “Hotel Sheraton” pritet të dalë në konferencë për shtyp edhe Kombëtarja portugeze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.