Kombëtarja kuqezi me dy amerikanë në përbërje

0
SHPËRNDAJE

Basketboll/ Rregullat e basketbollit për Kombëtaret janë krejtësisht ndryshe nga ato të futbollit. Kjo gjë vjen në lidhje me faktin se lojtarët janë të lirë të zgjedhin të ndryshojnë ekipet e tyre Kombëtare, prandaj dhe në kualifikueset e Euro 2017, Kombëtarja e basketbollit kuqezi do vijë me një risi.image Sipas asaj që shkruan “aSport”, Kevin Dillard dhe Michael Dixon do përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi në këto eleminatore, pasi në ditët që vijnë do marrin dhe pashaportën shqiptare.

Dillard, i dalë nga kolegji i “Southern Illinois” ka luajtur për disa ekipe në Europë, i fundit Antwerp në Belgjikë. Dixon, i dalë nga kolegji i Memphis, luan për kampionët e Çekisë Cez Nymburk dhe është nga lojtarët më të dalluar për ekipin si në kampionat, edhe në EuroLeague.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.