Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret e marsit

0
SHPËRNDAJE

kombetarja_stervitje-2-658x370Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka nisur përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të radhës, që do të luhen ndaj Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars.

Pas pak minutash, në orën 12:00 do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku para përfaqësuesve të medias do të jenë mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Skuadra nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi do të zhvillojë këtë të martë dy seanca stërvitore. E para do të nisë në ora 10:15 e paradites dhe e dyta në ora 17:45. Të dyja këto seanca do të jenë të hapura për mediat vetëm për 15 minutat e para.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.