Kombëtarja pritet të ketë ndryshime për Izraelin

0
SHPËRNDAJE

14717212_1082130415219520_4199473884836464196_n

Me probleme edhe ndaj Izraelit. Kombëtarja Shqiptare vështirë të jetë e kompletuar në përballjen e radhës në Eleminatoret e Botërorit, dhe trajneri De Biazi besohet se do të ketë një listë lojtarët me ndryshime.
Sulmi është reparti që shqetëson më shumë. Armando Sadiku është duke përfunduar rikuperimin, por mbetet ende e paqartë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e 12 nëntorit.
Burime të minuta90.com në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se për sulmuesin vendoset pas fundjavës së ardhshme. Nëse ai do të aktivizohet me Zyrihun në kampionatin zviceran, do të jetë i sigurt në Kombëtare, nëse jo, rrezikon shumë të mbetet jashtë.
Mungesë thuajse e sigurt ajo e Sokol Cikalleshit. Fakti që sulmuesi nuk po aktivizohet prej më shumë se një muaji në Turqi me Bashaksehirsporin, bën që De Biazi ta ketë të vështirë ta llogarisë.
Trajneri italian është shumë i dëshpëruar për fatin e keq që kavajasit që e quan si sulmuesin tipik që i duhet Kombëtares, por mungesa e minutave në fushë ndikon për keq.
Në dyshim përsëri është Shkëlzen Gashi. Distanca e madhe mes Amerikës dhe Europës, si dhe fakti që sulmuesi nga Kosova, edhe kur është thirrur, nuk është llogaritur titullar, bën që De Biazi të mendojë për ta lënë sërish jashtë.
Burime të minuta90.com pranë tij theksuan se italiani është i kënaqur me Azdren Llullakun, i cili po shënon shumë gola, por edhe tërhiqet prapa për të ndihmuar mesfushën.
Po ashtu vlerësohet Roshi, që punon shumë në krahun e djathtë.
Ekziston mundësia që në ekip të jetë përsëri Edgar Çani, gjithnjë nëse Sadiku nuk do të grumbullohet.
Përpara Lihtenshtajnit u diskutua nëse në Kombëtare mund të thirrej përsëri Hamdi Salihi, por kjo mundësi u hodh poshtë për të mos e ofenduar sulmuesin 34-vjeçar, pasi gjithsesi nuk do të ishte pjesë e planeve të De Biazit në vazhdimësi.
Emrat e rinj në listën e trajnerit pritet të jenë dy lojtarë të Shpresave, portieri i Lacios Thoma Strakosha, dhe lojtari ofensiv që luan në Kroaci Endri Çekiçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.