Kombëtarja, Salihi dhe një thënie e Din Zhegës

0
SHPËRNDAJE

Salihi scoresNe rrjetet socale me te drejte eshte hapur nje debat. Behet fjale per futbollistin Hamdi Salihi. Gjithcka eshte nxitur nga mungesa e tij ne ekipin kombetar. Trajneri yne i kombe-tares Xhani De Biazi mesa duket nuk do ta beje pjese te ekipit te tij, qendersulmuesin shkodran te Skenderbeut te Korces as ne finalet e Europianit. A ka te drejte? Une them se jo. Dhe ja perse.

Trajneri yne i kombetares, perpara se te “pagezohej” ne Gani Abazi, kishte nje mendim te qarte teksa thonte, qe ne kombetaren time do te kete vend vetem per ata futbolliste qe aktivizohen dhe gezojne forme te mire sportive. Nje mendim i drejte, qe askush nuk e kundershton.

Hamdi-Salihi-i-gezohet-golit-0-1Por fatkeqesisht trajneri kundershton vetveten. Thamë pak më pare se Hamdi Salihi nuk eshte grumbulluar nga trajneri ynë jo veteëm per ndeshjet miqesore me Austrine dhe Luksemburgun, por gjasat jane qe ai ta leje futbollistin edhe jashte finaleve te europianit?!

E pra nëse ka ndonjë futbollist, që gëzon një formë të shkëlqyer, ai eshte pikerisht Hamdi Salihi. Si asnje futbollist tjeter, ai ka shenuar 5 gola ne ndeshjet kualifikuese te Liges se Kampioneve me Skenderbeun. Salihi eshte gjithashtu golshenuesi me i mire i kampionatit tone. Ne 27 ndeshje te zhvilluara deri tani, bomberi shhkodran ka shenuar 24 gola, afer-sisht nje gol per ndeshje ose me shume se gjysmen e golave të të gjithë ekipit kampion.

Salihi-Albania-300x251Pra nese do ti qendronte vendimit te tij, De Biazi nuk do ta diskutonte problemin e Salihit. Por, edhe per italianin e shqiptarizuar mesa duket shprehja , “Nga e thëna në të bërë është ne mes një lum i tërë”, qenka bërë moto e punës së tij.

Teksa shkruaj per kete problem, mu kujtua nje bisede e bere vite me pare me nje nga trajneret shqiptare me te medhenj nder vite, mjeshtrin e Merituar te sportit, “Nderin e Kombit Medin Zhega. Kur e pyeta per nje futbollist, qe nuk ishte i kalibrit te Salihit por ishte nje golshenues i dalluar, mu pergjigj, duke thene:”Me golat e tij ai i ka bere vend vehtes ne kombetare”.

Kesisoj Hamdi Salihi me ato cfare i ka dhene kesaj kombetareje dhe cfare po i jep futbollit tone, e meriton te jete pjese e kombetreje. Cdo jusifikim ndryshe eshte i panevojshem e tejet i demshem dhe cenon ne themel ate qe quhet vlere.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.