Kombëtarja shqiptare bëhet “epiqendra” e mediave europiane

0
SHPËRNDAJE

kombetarja_1463291420-8190260

Duke qenë se edhe pak kohë na ndajnë nga fillimi I Kampionatit Europian Francë 2016, në qendër janë vendosur ekipet pjesmarrëse në këtë eveniment. Në qendër të lajmeve është padyshim kombëtarja jonë pas kualifikimit historik për herë të parë në këtë kamiponat. Gazeta prestigjoze “Bild” I ka kushtuar një rubrikë Shqipërisë duke nënvizuar fitoren surprizuese në Portugali 1-0, 11 pikët e fituara në 5 ndeshjet e para dhe “rrëmujën” e ngritjen e dronit në Beograd. Kombëtarja shqiptare është krenaria e kombit dhe kjo padyshim është një shtysë për shqiptarët që duan të bëjnë histori, kanë qenë pjesët kryesore të rubrikës ndaj kombëtares sonë pa harruar edhe “motorrin” që I dha shtysë kombëtares Gainni De Biassi ku gazeta gjermane surprizohet që ai ka marrë nënshtetsinë shqiptare. Më poshtë gjeni dhe lajmin e përmendur:

“Suksesi historik, i cili në tetor me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, 2.9 milionë banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit’”.

Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, shkruan prestigjiozja gjermane.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.