Kombëtarja Shqiptare U-17 humbet edhe ndeshjen e dytë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

u17 kunder serbise

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 u mund 2-0 nga Serbia në ndeshjen e dytë eliminatore për Euro 2017. Një humbje e rëndë për skuadrën kuqezi, që “sfumoi” përfundimisht shpresat e saj për t’u kualifikuar në raundin tjetër eliminator.

Pas humbjes në sfidën e parë me Italinë, në përballjen e dytë të Grupit 4, Kombëtarja Shqiptare e 17-vjeçarëve u dorëzua në 13 minutat e para. Serbia shënoi shpejt me 11 metërsh që në minutën e pestë, ndërsa më pas dyfishoi rezultatin duke siguruar fitoren ndaj Shqipërisë. /minuta90.com/

Serbi-Shqipëri 2-0

Golat: Derlek (p) 5′, Bosiç 13′

Serbia: Milojeviç, Shehoviç, Iliç, Markoviç, Pavloviç, Jankoviç (Kokir 41′), Stupareviç, Derlek, Kamenoviç, Vidosavljeviç (Shepahi 67′), Bosiç Tr: Milos Velebit

Shqipëria: Sinani, Doda, Rama, Pjetri, Kumbulla, Lakti, Kraja, Marishta (Oshafi 51′), Liço (Pëllumbi 21′-Gavazaj 46′), Lekaj, Isufi Tr: Xhemal Mustedanagiç

Gjyqtarë: Bryn Markham-Jones, Johnathon Bryant, Alessio Tolfo, Fabio Maresca

Kartonë të verdhë: Shehoviç, Iliç, Kamenoviç/ Liço, Lakti, Isufi (2 K.V), Kumbulla

Kartonë të kuq: Isufi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.