Kombëtarja stërvitet në Austri

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ditën e sotme ekipi ynë Kombëtar ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Vjenë përpara nisjes për né Luksemburg. Skuadra dhe stafi janë stërvitur për rreth një orë në fushën e kompleksit pranë hotelit ku janë akomoduar. Stërvitja është zhvilluar në orën 10.30 ku ka patur edhe mungesa.

Kombëtarja në sfidën ndaj Austrisë
Kombëtarja në sfidën ndaj Austrisë

Me përjashtim të Hysajt që është kthyer për në Itali për një dëmtim në kavilje dhe Mavrajt që ka probleme muskulare të gjithë lojtarët e tjerë kanë qenë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi dhe stafit të tij. Kjo nuk do të jetë stërvitja e vetme që do të zhvillojë skuadra jonë Kombëtare sot,  pasi në orën 19.30, ajo do të zhvillojë edhe një tjetër stërvitje në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.