Kombëtarja/ Të reja rreth Mehës e Mavrajt

0
SHPËRNDAJE

Burime të besueshme kanë njoftuar në mediat e Panorama Sport se trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi po mendon seriozisht të kthejë në formacion Alban Mehën, sidomos tani që është e sigurtë mungesa e mesfushorit tjetër kuqezi, Burim Kukelit. Marrëdhëniet mes Mehës dhe De Biasit kanë qenë të ndera prej kohësh por duket se palët do të kapërcejnë më në fund problemet e së shkuarës dhe kjo do të gëzojë shumë tifozë të Kombëtares që janë të dashuruar me lojën e bukur të “snajperit”. Ndërkohë lajme jo fort të mira vijnë për Mërgim Mavrajn i cili edhe pse ka nisur të stërvitet me klubin e tij Koeln në Gjermani, duket se ka shumë pak mundësi të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Serbinë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.