Kombëtarja U-19 fiton edhe ndeshjen e dytë

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja U-19 e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të turneut miqësor “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet prej dy ditësh në kryeqytetin italian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani triumfuan 2-0 ndaj një përfaqësueseje me lojtarë nga kolegjet e Anglisë.

Sfida e Grupit B u vendos nga goli i Sadik Çelës pak pas pushimit dhe Progon Malokut në minutat e fundit.

Ky ishte suksesi i dytë për ekipin tonë, pas atij përballë Maltës 2-1 me përmbysje të hënën.

Prova e fundit do të jetë kundër seleksionit nga ligat amatore të Italisë, që do të zhvillohet të enjten në orën 15:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.