Kombëtarja U-19 humbet miqësoren e dytë në Bosnjë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11880944_10207845608004630_1341666604_n
Momente nga ndeshja Bosnjë – Shqipëri 4-0

Dy ndeshje në dy ditë kanë qenë ndoshta të tepërta për një ekip të ri dhe me aq pak përvojë si Kombëtarja jonë e femrave për moshën nën 19 vjeç. Kësaj radhe humbja ndaj Bosnjës në Zenicë ishte me shifrat 4-0, me nga dy gola në secilën pjesë, i fundit prej tyre shënuar në minutën e fundit të ndeshjes.

“Ishim mirë sot, ishim në formë dhe luajtëm me përgjegjësi. Urime lojtareve por edhe kundershtareve nga Shqipëria për lojën e ndershme (fair-play) që treguan,” – u shpreh trajneri i Bosnjës, Nikola Nikic.

“Ishim mirë sot dhe fituam me meritë,” – tha shkurtimisht Medic, autore e golit të tretë të takimit. Me datën 18 gusht Bosnja fitoi ndaj Shqipërise 3-1 ku golin për tonat e shënoi Elmedina Shega.

BOSNJA HERZEGOVINA – SHQIPERIA 4-0 (20 Gusht, Zenica, miqësore)
(Josipa Strukar 4, Ajla Pasalić 21, Merjema Medić 51, Andrea Crnobrnja 90)
Bosnja: Melani Mustafic, Ulmija Luzic, Andrea Grebenar, Mirha Hadzo, Merjema Medic, Amra Isakovic, Ajla Pasalic, Dajana Spasojevic, Natasa Radulovic, Josipa Strukar, Lejla Koluh, Lucija Leovac, Albina Butkovic, Slavica Glavota, Vanja Milosevic, Julija Kvesic, Zerina Piskic, Andrea Crnobrnja, Ana Bojanic, Emina Kantic. Tr: Nikola Nikic
Shqipëria: Ardiola Raxhimi, Kesjana Goro, Valbona Lipe, Anxhela Aliu, Paula Jaku, Greis Domi, Endrina Elezaj, Elmedina Shega, Desantila Koldashi, Valbona Popa, Alma Hilaj, Diellza Musa, Sabina Kasa, Marcela Ndoci, Klavina Goro. Tr: Nevil Dede.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.