Kombëtarja U-19, paraqitje dinjitoze në Bosnjë

0
SHPËRNDAJE

IMG_2917
Momente nga ndeshja Bosnjë – Shqipëri 3-1

Kanë humbur por janë paraqitur mirë vajzat e Kombëtares U-19 të drejtuara nga trajneri Nevil Dede që ka marrë në dorëzim ekipin pas largimit të trajnerit Sajmir Keçi me të cilin U-19 e Shqipërisë ka luajtur gjashtë takimet e saj të para ndërkombëtare. Për Deden kjo ishte ndeshja e dytë pas takimit të fituar 2-4 në Tivar kundër Malit të Zi.

“Ishte një ndeshje e fortë ku të rejat tona bënë një paraqitje të mirë. Aktivizova futbolliste të reja për parë gjendjen e tyre. Na mungonin 7 futbolliste të formacionit bazë, gjithashtu në vendin tonë nuk ka filluar ende përgatitja për sezonin e ri futbollistik. Kjo ndeshje do të na shërbejë për të kompletuar ekipin përfaqësues në të ardhmen“.

BOSNJA HERZEGOVINA – SHQIPERIA 3-1
(Lejla Koluh 20, Ajla Pasalić 44, Andrea Grebenar 86 ; Elmedina Shega 51)
Bosnja: Melani Mustafic, Ulmija Luzic, Andrea Grebenar, Mirha Hadzo, Albina Butkovic, Amra Isakovic, Ajla Pasalic, Dajana Spasojevic, Natasa Radulovic, Josipa Strukar, Lejla Koluh, Lucija Leovac, Merjema Medic, Vanja Milosevic, Julija Kvesic, Andrea Crnobrnja, Ana Bojanic, Emina Kantic. Tr: Nikola Nikic
Shqipëria: Djellza Musa, Valbona Lipe, Anxhela Aliu (Sabina Kasa), Paula Jaku (Marcela Ndoci), Greis Domi, Endrina Elezaj, Ajdena Mustafaj (Kesjana Goro), Ermelinda Shega, Griselda Brahimi (Desantila Koldashi), Valbona Popa, Alma Hilaj. Tr: Nevil Dede.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.