Kombëtarja U17 përballë kundërshtarëve të fortë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shqipëria U17
Shqipëria U17

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Xhemal Mustedanagiç, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me përgatitjet për ndeshjet e fazës eliminatore të Europianit 2017. Kuqezinjtë e vegjël do të përballen me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë në turneun që do të zhvillohet nga data 26 deri më 31 tetor. Tekniku Mustedanagiç u shpreh se shorti i ka vënë përballë kundërshtarë shumë të fortë, por theksoi se skuadra do të luftojë për të marrë rezultate sa më të mira.

“Fatkeqësisht ky është grupi më i fort me të cilin do të përballem në karrierën time përfshirë këtu periudhën kur punoja në Kroaci dhe këto 8 vite që jam në Shqipëri. Ashtu si Kombëtarja A ka një grup të vështirë, e megjithatë po lufton, ashtu do të luftojë edhe Kombëtarja e 17-vjeçarëve që të arrijë rezultate sa më të mira. Unë besoj!”, – tha Mustendanagiç, ndërsa analizoi ekipet kundërshtare duke vlerësuar veçanërisht Italinë dhe Serbinë. Gjithashtu, tekniku nënvizoi faktin se lojtarët e përfaqësues shqiptare kanë potenciale të mëdha.

“Italinë e njoh mirë, sepse kemi luajtur ndaj tyre. Kanë një brez mjaft të talentuar. Gjithashtu edhe Serbia ka një skuadër me traditë. I kam vëzhguar të gjithë kundërshtarët dhe jam i mirinformuar. E rëndësishme është që të përgatitemi mirë, që t’i përgjigjemi këtyre ekipeve të cilat kanë eksperiencë më të madhe. Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë potencial sulmues dhe unë nuk dua ta ndërroj mentalitetin. Do të sulmojmë aq sa na lejojnë rivalët. I respektojmë të gjithë kundërshtarët, por nuk kemi frikë asnjë”, – shtoi Mustendanagiç.

Në fund, trajneri i Kombëtares U-17 foli për të ardhmen, teksa vlerësoi talentet e reja që jetojnë ashtë Shqipërisë e tëcilët kanë shumë dëshirë të veshin fanellën kuqezi.
“Mund të them që situata ka ndryshuar pozitivisht për Shqipërinë, sepse fatmirësisht tani kemi më tepër talente, të cilit i shtohen gjaku dhe zemra. Këtu fanella dhe përgjegjësia e Kombëtares ndihet si në asnjë vend tjetër. Fatmirësisht ka shumë fëmijë, që edhe pse janë rritur dhe jetojnë jashtë, dëshirojnë të luajnë për kombëtaren shqiptare”, – deklaroi Xhemal Mustedanagiçfshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.