Kombëtarja U19 shkëlqen në Romë, mposht Uellsin me 10 lojtarë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U19 para ndeshjes me Uellsin
Kombëtarja U19 para ndeshjes me Uellsin

Shqipëria U19/ Kombëtarja e 19 vjeçarëve ka fituar 1-0 kunder Uellsit në ndeshjen e dytë në Turneun “Roma Caput Mundi” të Romës. Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai ka mundur në ditën e dytë të këtij aktiviteti homologet e Uellsit. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në minutën e 53, Marko Cemo është ndeshkuar me kartonin e kuq dhe skuadra ka mbetur me 10 lojtarë. Tre minuta më pas Valdrin Mustafa, ka shenuar golin e fitores. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Në ndeshjen e tretë për grupin B të turneut, Shqipëria do të luajë kunder Lacios. Ky takim i luajtur sot, është ndjekur edhe nga Paolo Tramezzani, ndihmës trajner i ekipit tonë Kombetar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.