Kombëtarja U21, ftohet Eros Grezda

0
SHPËRNDAJE

Më në fund vjen një lajm i mirë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21. Trajneri Redi Jupi ka ftuar futbollistin Eros Grezda për dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Forma e shkëlqyer që po kalo talenti shqiptar në Kroaci ka bërë që tashmë atij t’i rezervohet një vend tek kuqezinjtë e vegjël. Ja ftesa e dërguar nga drejtuesit e FSHF ne klubin e NK Lokomotiva Zagreb.

Eros Grezda
Eros Grezda

“Kërkojmë nga ju që lojtarit Eros Grezda për periudhën 20-29 mars 2016 t’ia mundësoni të luajë në këto dy ndeshje zyrtare”, thuhet në kërkesën e Federatës Shqiptare. Siç dihet, Grezda ka qenë një herë i ftuar në Kombëtaren U21, kurse ai ka marrë ofertë edhe nga Maqedonia, por dëshira e tij është të luajë për fanellën kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.