Kombëtarja zhvillon stërvitjen në Austri

0
SHPËRNDAJE

imageKombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot rreth orës 19.30 stërvitjen e saj të fundit para ndeshjes me Austrinë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi, është stërvitur në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja miqësore, nesër pasdite. Seanca stervitore është ndjekur nga drejtuesit e delegacionit presidenti i FSHF, Armand Duka dhe sekretari Ilir Shulku si edhe nje grup tifozësh të ardhur nga Amerika, Europa, Shqipëria dhe rajoni. Kjo është e para mes dy miqësoreve, që skuadra e De Biasit do të luajë në muajin mars. Të shtunën Shqipëria gjithashtu do të luajë kundër Luksemburgut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.