Kombëtarja, zyrtarizohet miqësorja e 28 marsit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kombëtarja / Shqipëria do të luajë një miqësore më 28 mars, ndaj Bosnje Hercegovinës, katër ditë pas kualifikueses në Palermo, me Italinë.

Më në fund, Federata Boshnjake e Futbollit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për një duel të tillë, që do të shfrytëzojë datën e lirë të FIFA-s dhe do të luhet në “Elbasan Arena”. Trajneri De Biazi do të ketë mundësi, kësisoji, t’i shohë të tijtë në veprim edhe në këtë datë, duke vijuar me implementimin e planeve kuqezi.

Kuptohet, një humbje potenciale me Italinë e bën situatën krejt të pashpresë për Shqipërinë, çka krijon hapësira për të eksperimentuar e provuar elementë të rinj, në funksion të fushatës së ardhshme eliminatore.

Pak a shumë, me këtë synim vjen edhe Bosnje Hercegovina, e cila ndodhet në Grupin H eliminator të “Rusia 2018”, me 7 pikë pas 4 ndeshjesh. Duke pasur si favoritë absolutë për të shkuar në finalet e Botërorit të radhës Belgjikën, pastaj rivale direkte Greqinë, boshnjakët e kanë, po ashtu, një sy e një vesh nga vazhdimësia, nga e ardhmja. Më 25 mars, kjo kombëtare do të luajë në shtëpi kualifikuesen ndaj Gjibraltarit, një ditë pasi kuqezinjtë tanë të jenë matur me Italinë, në Palermo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.