Komisioni i Apelit, ul dënimin për Këlcyrën dhe sulmuesin e Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të shqyrtuar ankesat e klubeve. Lajmi më i bujshëm ka qenë rishikimi i dënimit për Eri Lamçen. Komisioni i Disiplinës e dënoi me 6 ndeshje pezullim sulmuesin e Luftëtarit, por Apeli e ka hedhur poshtë këtë gjë duke e reduktuër dënimin e tij në vetëm 1 ndeshje.

Ja vendimet e Apelit
1.Ndryshimin e vendimit nr. 15 datë 10.05.2017 (pika 10) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si mëposhte:

Pranimin e kerkeses se KF “Gramozi”. 
Dënimin e KF “Këlcyra” me humbjen e ndeshjes kundër KF “Gramozi” me rezultatin 3 me 0, për aktivizim të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin.
Denimin e KF “Kelcyra” me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqindmijë) Lek. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20% e barabartë me 120.000 (njëqindenjëzetëmijë) lekë.
Dënimin e KF “Këlcyra” me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.

2.Ndryshimin e vendimit nr. 16 datë 19.05.2017 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si meposhte: 
Dënimin e lojtarit të KF “Luftëtari”, Eri lamce, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.