Komisioni i Disiplinës pezullon Smajlin, Teqjen dhe Sefën. Ja vendimet e plota

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Me fillimin e kampionatit shqiptar, rikthehen edhe vendimiet e Komisionit të Disiplinës. Ky komision i mbajtur ditën e sotme pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi. Lojtari i Flamurtarit, Bruno Telushi si dhe trajneri i këtij ekipi janë dënuar me gjobë nga 100.000 lek secili për dëmtime të sjella në stadium dhe për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Olsi Teqja
Olsi Teqja

Gjithashtu me gjobë janë dënuar edhe ekipet si Partizani Tirana, Laci dhe Skenderbeu “ për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre. Ndërkohë futbollistët Olsi Teqja dhe Dritan Smajlaj te KF “ Tirana “ dhe lojtari i KF “ Vllaznia “ Jetmir Sefa nuk do të lejohen të aktivizohen në asnjë aktivitet deri në përmbushjen e pagesës së detyrimeve financiare qe kane ndaj KF “ Bylis “ dhe KF “ Flamurtari “ bazuar ne nenin 63 .1/b te KDS .
Vendimet e plota:

1.Lojtari i KF “ Flamurtari “ Bruno Telushi , per protesta , sjellje ofenduese dhe demtim te ambienteve sportive , denohet me 100.000 leke gjobe , bazuar ne nenet 56 dhe 134/2 te KDS si dhe me zhdemtimin e demeve te shkaktuara ne stadiumin “Qemal Stafa “.

2.Trajneri i KF “ Flamurtari “ Stanislav Lev per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes dhe hyrje ne fushen e lojes pa leje , denohet me 100.000 leke gjobe , bazuar ne nenet 56 dhe 134/2 te KDS.

3.Lojtari i KF “Bylis” Maringlen Shoshaj , per sjellje josportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

4.Zyrtari i KF “ Laci “ Kastriot Rama per protesta dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS.

5.KF “ Partizani “ , KF “ Tirana , KF “ Laci dhe KF “ Skenderbeu “ per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre denohen secili me nga 50.000 leke gjobe bazuar ne nenet 65.1 dhe 66.1 te KDS.

6.Pranimin e kerkesave te Jurgen Goxhaj dhe Altion Keci . Pezullimin e pjeses se mbetur te denimit te dhene per secilin per vendimet e dhena nga Komisioni i Displines bazuar ne nenin 33 te KDS.

7.Lojtaret Olsi Teqja dhe Dritan Smajlaj te KF “ Tirana “ dhe lojtari i KF “ Vllaznia “ Jetmir Sefa nuk do te lejohen te aktivizohen ne asnje aktivitet deri ne permbushjen e pageses se detyrimeve financiare qe kane ndaj KF “ Bylis “ dhe KF “ Flamurtari “ bazuar ne nenin 63 .1/b te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3(tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/09/disiplina-pezullon-smajlin-sefen-dhe-teqjen-deri-sa-te-shlyejne-detyrimet-ndaj-ish-klubeve/#ixzz3kmeDFiRG

S'KA KOMENTE

Comments are closed.