Komisioni i Disiplinës zbardh vendimet e ashpra

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Komisioni Disiplinor është treguar i pamëshirshëm për aktorët kryesorë të fundjavës që prishën rendin dhe qetësinë në duelet e DigitAlb Kupës së Kosovës. Në këtë mënyrë më së rëndi e ka pësuar drejtori sportiv i skuadrës së Ferizajt, Genc Hyseni, mesfushori i Gjilanit, Berat Ahmeti si dhe mesfushori i Llapit Edon Zeqiri, përcjellë Gazetasheshi.com.

Mesfushori i Llapit, Edon Zeqiri dënohet me dy ndeshje mos-lojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Feronikelit.

Me tre ndeshje është dënuar edhe mesfushori i Gjilanit, Berat Ahmeti për kartonin e kuq dhe sjellje jo sportive në ndeshjen Ferizaj – Gjilani.

Klubi i Ferizajt ka marrë qortim pasi që ka lejuar që të futen në fushë persona të pa autorizuar.

Edhe Klubi i Gjilanit ka marrë qortim për shkak se tifozët kanë hedhur gjësende në fushë dhe e kanë ofenduar gjyqtarin.

Drejtori sportiv i Ferizajt, Gen Hyseni është dënuar me 250 euro për faktin se ka hyrë në fushë dhe ka kundërshtuar disa vendime të gjyqtarit Besfort Kosumi.

Procedurë disiplinore është incuar edhe ndaj ndihmës trajnerit të Ferizajt, Burim Çerkinit i cili gjithashtu dënohet me 250 euro

S'KA KOMENTE

Comments are closed.