Kompletohet faza e parë në Kosovë

0
SHPËRNDAJE

15168669_10154712281312243_4824254330514593930_oU zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të në Vala Superligë, me çka u mbyll edhe pjesa vjeshtore në elitën e futbollit kosovar. Llapi shënoi fitore në shtëpi kundër Hajvalisë, me rezultat 3:1, duke u ngjitur në pozitën e dytë. Golat për Llapin i shënuan Florim Bërbatovci (35’), Edon Zeqiri (52’) dhe Berat Hyseni (55’).

Ndërkohë, Drita ka barazuar para tifozëve të vet në duel me Besën, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e shënuar nga Diar Miftaraj, në minutën e 42-të pas asistimit të Leart Eminit. Mirëpo, pas 10 minutash lojë në pjesën e dytë baraspeshën në rezultat e riktheu Gilbert Fortunato, i cili shënoi nga afërsia/ffk-kosova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.